Mbesa e një 84-vjeçari i cili vdiq në një tualet në një spital të Napolit në fillim të kësaj jave tha se ai u mbyt.
Bëhet fjalë për një pacient, një video e të cilit u bë virale, duke nxitur reagime të shumta.
Mbesa e Giuseppe Cantalupo, ka shkruar në Facebook: “Një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp”.
“Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje? Ai nuk ishte në gjendje për të shkuar në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët?. Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë ‘është me COVID’”.