Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Babrru, Tiranë.

Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga mbesa e tij.

Shtetasi me iniciale Sh. Z., 59 vjeç, jetonte i vetëm në shtëpi, ndërkohë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:45, në Babrru, në banesë, është gjetur nga mbesa e tij, pa shenja jete shtetasi Sh. Z., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.