25 maj 2015 – Ka qenë xhaxhai nga Italia që dyshoi i pari për vrasjen e nënës së tij nga e mbesa. Ai ka denoncuar në polici se mbesa 32 vjeçe, Xhoana Hila kishte gisht në krim. Shkak ishte bërë zhdukja e unazës dhe orës së Angje Hilës, të cilat djali ia kishte blerë vetë.

Prej kësaj indicie grupi hetimor mbajti nën vëzhgim 32-vjeçaren dhe të dashurin e saj 5 vite më të ri. Mbesa e viktimës zhyti në krim të dashurin, Erando Qatipi, duke thënë se ai e mbyti gjyshen në Shkodër, pasi i pikasi duke vjedhur bizhuteritë e paratë në shtëpi.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”