Elon Musk njoftoi se do të jetë i pranishëm në mitingun e fushatës së Donald Trump në Butler, Pensilvani. Tubimi do të zhvillohet të shtunën, më 5 tetor dhe shënon kthimin e Donald Trump në qytetin që u tentua të vritej.
“Unë do të jem atje për ta mbështetur atë!” shkroi Musk në përgjigje të një postimi të Trump në X që thoshte se do të kthehej te Butler nesër.
Musk, CEO i Tesla dhe pronar i X, e quajti kandidatin republikan presidencial një “kockë të fortë” dhe ofroi zyrtarisht mbështetjen e tij duke sinjalizuar suportin për republikanët.
Mitingu i fushatës së 5 tetorit do të mbahet në të njëjtin vend ku Trump u qëllua në veshin e djathtë dhe një tjetër pjesëmarrës u vra me armë zjarri.
Personi i armatosur u identifikua si 20-vjeçari Thomas Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret Amerikan.
Në shtator, ish-presidenti i mbijetoi një tentative të dytë për të vrarë, kur një tjetër person i armatosur u fsheh për gati 12 orë i pazbuluar në fushën e golfit të Trump në Florida.
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ku sondazhet i tregojnë ata “kokë më kokë” në shtetet e pavendosura.