Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot një takim për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Në këtë takim Del Monaco u njoh nga afër dhe diskutoi për mundësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.
Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi.





