Basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Enes Kanter është kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Qendra e Oklahoma City Thunder, i cili njihet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, përkatësisht kundërshtare e presidentit turk, është “bombarduar” me mesazhe kërcënuese në rrejtin e tij personal të Twitterit.
“Do të vrasim”, “Do të vdesësh së shpejti”, janë disa prej mesazheve kërcënuese ndaj basketbollistit.





