Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e denoncuar këtë pasdite nga kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndante lekë për fushatë.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se demokratët kanë bllokuar për rreth një orë mjetin, duke kërkuar që të hapet për të parë se çfarë ka brenda. Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, por nuk dihet ende sa janë.
Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Dibrës ka dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.
Në videot nga vendngjarja shihet momenti kur po numërohet shuma e gjetur në mjet, ndërsa dëgjohen edhe zëra qytetarësh, që thonë “Dosja e dytë 184 është sot”. Nuk dihet ende se kush ishte brenda makinës, ku u gjet paratë, por pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje.





