Një nga intelektualët më të njohur francezë, filozofi Bernard-Henri Levy u përball me një skenë të pazakontë në Beograd. Ai po merrte pjesë në festivalin “Beldocs”, gjatë shfaqjes së filmit “Peshmerga”.

Incidenti kur ai u godit me tortë fytyrës, ndodhi në momentin kur iu drejtua audiencës në Qendrën Kulturore të Beogradit. Një grua e re nga audienca vrapoi dhe i hodhi tortën filozofit.

Levy vazhdoi të fliste, ndërkohë që një tjetër i ri nga organizata e majtë “Novi Skoj”, shpalosi një banderolë në anglisht: “Bernard Levy përkrah vrasësit imperialistë”.

Ai tha se Levy ka mbështetur rrëzimin e Jugosllavisë dhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Një tjetër protestues në audiencë bëri thirrje gjatë gjithë incidentit: “Largohu nga Beogradi, vrasës!”

Policia largoi më pas nga salla të rinjtë majtistë.