9 familje nga zona e Manzës, të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, sot u bënë me apartament të ri.
Shorteu publik i hapur u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, përpara komisionit të posaçëm, familjarëve, medias dhe të gjithë të interesuarve.
Apartamentet e tyre të reja i përkasin pallateve në lagjen e re të kësaj njësie administrative.
Lagjja urbane model, me njësi shërbimi, qendër shëndetësore e parkim, ka në total 9 pallate me 226 apartamente, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë kompletuar.





