Çifti i të moshuarve dhe djali i tyre, të cilët mbetën të bllokuar që prej ditës së djeshme nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit në Tropojë janë shpëtuar.

Bashkia Tropojë njofton se personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor, pasi u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit.

Mësohet se trashësia në atë zonë ka arritur deri në 1 metër.

“Pas një pune të palodhur nga Drejtoria e Shërbimeve dhe punonjësit e saj, të cilët punuan në kushte të jashtëzakonshme atmosferike me trashësi dëbore që në disa vende arrinte deri në 1 metër , u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit.
Falë këtij angazhimi,

Ky rast tregon edhe një herë se për Bashkinë Tropojë siguria dhe jeta e qytetarëve është prioriteti numër një, duke qenë gjithmonë në gatishmëri për çdo situatë emergjente. FORCAT DHE STRUKTURAT E ANGAZHUARA
Punonjës të emergjencave civile: 1
Punonjës të Drejtorise Sherbimeve :10
MJETET DHE LOGJISTIKA
Mjet me zinxhire nga Bashkia :2
Fadrome nga Bashkia 1”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Tropojë.