Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasin Frederik Tata, i cili është arrestuar pak kohë më parë dhe është akuzuar për prostitucion.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Lindita Hoxha. Në përfundim Apeli vendosi mospranim të ankimit të shtetasit Frederik Tata duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”. Në sallën e gjyqit Frederik Tata ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është i pafajshëm.

Tashmë pritet që çështja të shkojë edhe njëherë në gjykatën e shkallës së parë ku do të zhvillohet gjyqi i themelit për të akuzuarin.