Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën "arrest me burg" për shtetasin Skënder Hoxha, i cili mëngjesin e 30 prillit vrau bashkëshorten, Antoneta Hoxha, në fshatin Valagat, Memaliaj.

Gjatë seancës në Gjykatë, mësohet se 63-vjeçari e ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke këmbëngulur në faktin se viktima e tradhtonte. Sipas tij, në mbrëmjen që ndodhi vrasja, në momentin që ai ishte futur në banesë, i dashuri i 53-vjeçares kishte dalë nga dritarja. 

Megjithatë gjatë gjyqit, Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në senacën e sotme 63-vjeçarit iu caktua një avokat shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.