Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg, ndaj Vladimir Gjutës, i akuzuar për dhunë në familje dhe largim nga vendi i qëndrimit të të arrestuarit.

Në seancën e zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit, mësohet se Gjuta nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se kishte dalë nga arresti shtëpiak pasi duhej të dërgonte djalin në spital, ndërsa ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë mbi të atin, siç pretendon organi i prokurorisë.

Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për Gjutën.

Nga ana tjetër, avokati dhe familja kanë kërkuar që ai të shtrohet në një qendër spitalore për shkak problemeve mendore të shfaqura pas lirimit nga burgu.

Pak kohë më parë, Gjuta u lirua nga akuza e tritolvënies ndaj farmacisë të babait të ministrit Saimir Tahiri