Tiranë, 21 qershor 2014 – Djali i Gate Mahmutajt do të rrijë me të atin në qelitë e burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest e burg” për Vandam Mahmutaj, 19 vjeç, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, kultivim droge dhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj policëve.
Vandam Mahmutaj dyshohet se është pjestar i grupeve kriminale që prej 5 ditësh iu përgjigjën me rezistencë të armatosur aksionit antidrogë të policisë në Lazarat.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





