Publikohet fotojan e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti viktimë e një atentati me tritol ditën e sotme në Tiranë.

Atentatorët e kanë vëzhguar 27-vjeçarin dhe në momentin kur “Volkswagen” nisur të lëvizë, kanë shpërthyer lëndën plasëse me telekomandë.

Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e shoferit. I riu nga Berati ka qenë i vetëm në makinë dhe nga forca e shpërthimit iu janë këputur gjymtyrët.

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Aleksandër Sadikaj ka qenë i proceduar penalisht për tentativë vrasje.

Ai është përfshirë në një konflikt në Sarandë ku ka plagosur me thikë një person duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e atentatit.