Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e arrestit për 6 të arrestuarit gjatë operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme në Vlorë.
Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për pronarin e firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzin, zëvendës kapitenin e tragetit St Damian Kujtim Xhaferllarin si dhe për shoferin e furgonit Arbër Çunin.
Kapiteni i tragetit Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1, janë lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa drejtori operativ i agjencisë së biletave është lënë në detyrim paraqitje.
Më 20 shkurt, Policia zhvilloi operacionin ”Amiant” ku në tragetin “St Damian” të linjës Brindisi- Vlorë u bllokuan fuçi dhe qese të cilat dyshoheshin se kishin përmbajtje të rrezikshme.
Firma ”Delfini 1” i sillte këto produkte për pastrim kimik sipas saj kurse dyshohet se këto mbetje do të depozitoheshin në Shqipëri. Mediat italiane zbuluan se ishin kryer dhe të paktën 15 importime të tjera nga Italia ndërsa analizat laboratorike treguan se këto mbetje nuk kishin përmbajtje radioaktive.





