Shëtitorja Taulantia, zemra e Durrësit, është padyshim emblema e qytetit bregdetar. Në këtë shëtitore gjatë natës po depozitohen qindra ton mbetje duke përfituar tokë në kurriz të detit.

Investimet kanë qenë spontane dhe pa një plan të mirëfilltë urbanistik, duke bërë që zona shumë e veçantë të mbetet në hije për shkak të problematikave që mbart duke nisur nga ndotja e madhe e vijës bregdetare.

Qytetarë të ndryshëm kanë ngritur shqetësimin e depozitimit gjatë natës të mbetjeve urbane. Bashkia Durrës ka publikuar së fundi projektin për kthimin e shëtitores në park të gjelbëruar por nuk dihet kur do të nisë puna.

K.H.