MOSKE, 12 mars 2013– Njerëzimi në 20 vitet e ardhshme mund të humbasë orbitën gjeostacionare të Tokës për shkak të problemit të mbeturinave kozmike, deklaroi sot në një "tryezë të rrumbullakët" në Këshillin e Federatës të Rusisë Kreu i Agjencisë Federale Kozmike ruse – “Roskozmos”, Vladimir Popovkin.
Ai, siç transmeton ZR, theksoi se propabiliteti i përplasjeve të aparateve hapësinore me mbeturinat kozmike është rritur ndjeshëm në ditët e sotme.
Ekziston gjithashtu rreziku i pasojave politike lidhur me humbjen e ndonjë aparati kozmik ushtarak apo të ndonjë sateliti me destinacion të dyfishtë, pasi vendit në pronësi të të cilit është njëri nga objektet në fjalë mund t’i lindin pyetje në lidhje me arsyet e humbjes së aparatit kozmik ushtarak apo satelitit.
Mbeturinat kozmike rreth planetit kanë aftësinë për t'u vetështuar, edhe në qoftë se në kozmos nuk do të lëshohen më aparate kozmike, saktësoi Vladimir Popovkin.