Cetura është një qytet mbeturinash,ndër më të varfërit e Paraguay. Zona më tërheqëse e tij është mali me mbeturina.
Banorët e kësaj zone gjejnë objekte të ndryshme të cilat i vënë në shërbim të tyre.
Nicolas Gomez,i quajtur Cola,është një “mbledhës”, i cili një ditë gjeti një object me formë violin.
Ia dërgoi një mikut të tij muzikant Favio Chaves dhe sërisht vendosën ta bëjnë sërisht funksional.
Duke qënë se rezultati ishte shumë i mirë, ata vazhduan kështu duke i dhënë sërisht jetë një violonçeli, më pas një flauti e më pas një baterie.
Prej këtëj lindi edhe ideja për të krijuar një orkestër krejtësisht e veçantë në njërën prej zonave më të varfëra të tokës.
Projekti që po mbledh financime,i ofron mundësinë shumë të rinjëve vendas ti afrohen muzikës për tu larguar nga bandat kriminale, një alternativë kjo për t’iu larguar gërmimeve nëpër plehra gjatë ditës.





