Ndërkohë që përmbytjet në shtetin amerikan të Teksasit kanë marrë vëmendjen e mediave, nje katastrofë po ndodh në Azinë Jugore.

Më shumë se 1,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë mbarë rajonin gjatë këtij sezoni vere.

Numri i viktimave do të rritet, paralajmërojnë autoritetet dhe po kështu edhe përmbytjet nuk do të ndalen, madje do të përkeqësohen.

Vetëm gjatë kësaj të marte, në Indi shiu nuk u ndal për 24 orë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 41 milionë njerëz në Bangladesh dhe Nepal janë prekur drejtpërdrejtë nga përmbytjet dhe rëshqitjet e tokës ku si pasojë mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Nga muaji qershor deri në shtator rajoni aziatik përfshihet nga shirat tropikale të njohur si muson por përmbytjet e verës 2017 konsiderohen si më të rëndat në shumë vite.

Në Bihar, në Indi, vetëm përgjatë javës së fundit humbën jetën më shumë se 400 persona.