Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë sot rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Kjo do të ndodhë pas më shumë se një muaji e gjysmë të një procesi të tejzgjatur të numërimit.

KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 16:00.

Po ashtu në rendin e ditës, është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.