10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmjen e 25 dhjetorit.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë.
“LAJM I BUKUR
Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10,000,000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë GËZUAR
*10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë“, shkruan Rama.