Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”.

Mësohet se në pranga ka rënë M.D., të cilit i janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe 6.000.000 lekë të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme