Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me homologen çeke, Marketa Pekarova Adamova me të cilën kanë mbajtur dhe një deklaratë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së saj, Spiropali ka treguar çështjet që kanë qenë në fokus të diskutimit mes tyre.

Elisa Spiropali: Kanë dëshmuar angazhimin e tyre për të promovuar stabilitet. Shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit. Presim mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet në Tirnaë në 2025 për të treguar angazhimin e përbashkët. Diskutuam mënyrat për potencial të mëtejshëm. Këto partneritete për ndërtimin e të ardhmes. Diskutimet shkuan dhe më tej. Theksuam urgjencën e integrimit euro-atlantik të Kosovës duke mbështetur dialogun e Kosovës dhe Serbisë. Rikonfirmuam vizionin për të ardhmen e RMV-së. Ky vizion shtrihet dhe më gjerë. Theksuam mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Gjatë fjalës së saj, Adamova ka theksuar marrëdhëniet tregtare mes 2 vendeve si dhe fushën e turizmit teksa ka shtuar se janë mbi 100 mijë çekë që po vijnë në Shqipëri.