Rreth një mijë vende të lira pune janë çelur këtë vit në administratën publike, por vetëm për 675 prej tyre punonjësit mund te rekrutohen nga jashtë.

Fjala është për nivelin e specialistit, pasi pozicionet si përgjegjës dhe drejtorë do të plotësohen me aplikantë që vijnë nga brenda sistemit.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito për të thënë se vendet e lira të punës nuk hapen se jemi në prag të zgjedhjeve jep këtë arsyetim.

“Po ju kujtoj se është i njëjti numër që është bërë më tre vitet e fundit”.

Se bashku me drejtoreshën e Administratës Publike, ministrja Harito takoi studentë të Fakultetit te Drejtësisë, të cilët i ftoi të aplikojnë ndërkohe iu tha se sistemi përgjatë dy viteve është testuar nga rreth 55 mijë kandidatë.