Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.

Ai ka theksuar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë. Ndërkohë shton se kanë qenë 16, 527 votues për herë të parë.

Sipas Celibashit, nga të dhënat e pajisjes së identifikimit biometrik (PEI) pjesëmarrja përllogaritet në shifrën 34.37%.

“Komisionarët janë duke protokolluar procesin.  Mund të jetë me interes përbërja e komisioneve, 70 përqind e KQV kanë pasur anëtarësinë e plotë prej 7 anëtarësh, 14 përqind  me 6 anëtarë dhe 10 përqind me 5 anëtarë.  Në 4 raste kemi marrë raportime për jashtë dhomës së fshehtësisë.  Në dy qendra, Elbasan dhe Paskuqan, është përdorur vetëm një nga dy makinat, në qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. 35 denoncime janë administruar. Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra”, tha Celibashi.