“Çdo ditë humbasim dhjetëra të plagosur për mungesë të kujdesit mjekësor”, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë e grupit militant palestinez Hamas njoftoi sot se granatimet izraelite të Rripit të Gazës kanë vrarë 17,487 njerëz që nga fillimi i luftës më 7 tetor, 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë dhe të rinj nën moshën 18 vjeç.
Ministria e Hamasit raporton gjithashtu dhjetëra mijëra të plagosur, shumë prej të cilëve nuk mund të marrin kujdes për shkak të mungesës së burimeve, infermierëve dhe vendeve në spitalet e mbipopulluara. “Ne po humbasim dhjetëra njerëz të plagosur çdo ditë për mungesë të kujdesit mjekësor,” tha zëdhënësi Ashraf al-Kidreh.