Me anë të një postimi në “Facebook” ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë në shumë se 18 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid.
Sipas saj, kjo është një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur nga pandemia.
“Më shumë se 18 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, shkruan Manastirliu.





