Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë italiane njofton se janë shënuar 18,236 raste të reja me koronavirusit.

Gjithashtu kanë humbur jetën 683 persona, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 67,220, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,906,377.

Numri i njerëzve të pranuar në kujdes intensiv u ul me 71 (2,855 në total). Numri i të shëruarve po rritet (+27,913 që nga dje) duke arritur në 1,203,814.

Kurse numri i pacientëve të shtruar në spital me simptoma ra, duke arritur në 26,427 njësi.