ATHINË, 8 mars 2013 – Më shumë se 20 kompani nga Evropa dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shprehur interes për përdorimin e gazsjellësit TAP, njofton portali grek “euro2day.gr”.

Përveç kompanive të përfshira në ndërtimin e tubacionit, d.m.th. Statoil (Norvegji), E.ON (Gjermani) AXPO (ish-EGL, Zvicër), gazsjellësi perspektiv që do të sjellë gaz nga Azerbajxhani në Itali nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ka ngjallur interes në dhjetëra kompani prodhimi ose tregtimi gazi natyror, energjie elektrike, ngrohjeje në Greqi, Itali, Shqipëri, Francë, Spanjë, Azerbajxhan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër dhe Holandë etj.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/