Kengetarja e njohur, Leonora Jakupi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” ku në sy ra veshja dhe aksesorët që mbante.
Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyre kafe me material lëkure, shoqëruar me një palë vathë dhe një orë.
Së fundmi faqja, “What they wearin” ka zbuluar se pikërisht për këtë dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar një shifër marramendëse.
Ajo ka harxhuar 25.400 euro për orën e saj, ndërsa vathët që janë të markës “Louis Vuitton” i kanë kushtuar 490 euro. Pra, për një dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar në total 25.890 euro.





