Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar me kontrolle të shtuara gjatë 48 orëve të fundit. Policia njofton se në fokus të kontrolleve kanë qenë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.
Mësohet se policia në Tiranë, 48 orët e fundit ka vendosur 136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme. Gjithashtu policia ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.
37 drejtues mjetesh kanë qenë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë gjobitur. 2758 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara. 11 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.





