Italia vazhdon që të raportojë shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit, në Itali kanë ndërruar jetë 331 persona, duke e çuar numrin total të viktimave për shkak të virusit në 41 394 njerëz.
Mësohet se brenda 24 orëve të fundit, janë infektuar me Covid-19 32 616 persona.
Kurse, numri total të infektuar me koronavirus në shtetin italian ka mbërritur në 935 104 persona.
Italia, fillimisht ishte ndër shtetet më të prekura në botë nga Covid-19, por pas marrjes së masave, numri i të infektuarve pësoi pak rënie.