Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Gjithsej 42 003 060 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 8 661 651 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 7 761 312 raste, Brazili me 5 332 634 raste, Rusia me 1 463 306 raste, Spanja me 1 090 521 raste, Argjentina me 1 053 626 raste, Franca me 999 043 raste, Kolumbia me 990 270 raste, Peruja me 879 876 raste, Meksika me 874 171 raste dhe Britania e Madhe me 810 467 raste.
Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 355 528.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 1,14 milionë persona, ndërsa 31,1 milionë janë shëruar.
Aktualisht, në mbarë botën ka rreth 9,6 milionë raste aktive.