Numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën vazhdon të përkeqësohet.
303,438 kanë vdekur dhe 4,527,811 njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1,457,593 raste deri më tani.
Shteti më i prekur në SHBA, me të paktën 340,661 raste dhe 27,477 vdekje, është New York.
Pas SHBA-së renditen Spanja me 272.646 raste, Rusia me 252.245, Britania me 233.151, Italia me 223.096, Brazili me 197.838, Franca me 178.870 dhe Gjermania me 174.975 raste me COVID-19.
Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 144.749 të diagnostikuar me virusin.





