Afërsisht mbi 50% e popullsisë britanike është imunizuar nga virusi i COVID-19. Me lehtësimin e masave nga ana e autoriteteve britanike, mijëra qytetarë kanë mbushur plazhet, parqet dhe lulishtet e qyteteve.

Me shënimin e temperaturave deri në 25 gradë, britanikët e kanë shfrytëzuar si një mundësi shumë të mirë për tu dyndur drejt plazheve ose për të zhvilluar një piknik të vogël nën shoqërinë e familjarëve ose miqve.

Pavarsisht se vendimi i lehtësimit të kufizimeve u mor 48 orë më parë, sërish autoritetet britanike nuk lejojnë që të grumbullohen më shumë se 6 persona.