Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet evropiane.
Franca regjistroi 52,010 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo shifër është një rekord i ri pas atij të ditës së shtunë me 45,422 raste.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tha se 116 njerëz kishin vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 34,761.
Rastet e reja e çuan totalin në 1,138,507, duke e vendosur Francën tani përpara Argjentinës dhe Spanjës, për t’u bërë vendi me numrin e pestë më të lartë të rasteve në botë, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.