Policia e Shtetit ka publikuar shifrat lidhur me operacionet e finalizuara gjatë muajit gusht, si dhe numrin e personave të arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Policia bën të ditur se ka finalizuar 105 operacione, ka arrestuar 560 persona, mes të cilëve 70 të shpallur në kërkim kombëtar. Gjithashtu janë kapur 25 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia bëri të ditur se ka parandaluar 3 vrasje që mund të kryheshin me armë zjarri/armë të ftohta, si dhe është parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve që mund të kishin pasoja të rënda.
Gjithashtu është zbardhur vrasja me mjet prerës e një 72-vjeçari, në Memaliaj. Veprimet profesionale hetimore çuan në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje, si dhe janë zbardhur 2 tentativa për vrasje, disa djegie të automjeteve/pronave, 1 shpërthim me eksploziv dhe një aksident me pasojën vdekjen.
Po kështu janë zbardhur dhe dokumentuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik i DVP Tiranë, 62 raste të përndjekjeve online, të kryera nga 34-vjeçar që ndodhet i arrestuar në Francë, si dhe një rast tjetër i përndjekjes online nga një shtetas tashmë i arrestuar nga Policia e Tiranës, që ka shkaktuar largimin e një të miture nga banesa, si dhe janë zbardhur 60 raste të vjedhjes, 12 prej tyre çanta/portofola të turistëve;