Në vetëm 72 orë janë regjistruar gjithsej plot 6 mijë e 373 masa administrative nga Policia Rrugore e Tiranës. Bëhet fjalë për datat 20-22 prill.
Sipas të dhënave zyrtare, nga këto, 1 mijë e 583 lidhen drejtpërdrejt me sigurinë rrugore. Shkeljet më të shpeshta kanë qenë ato për qëndrim të gabuar, me 4 mijë e 790 masa, të ndjekura nga tejkalimi i shpejtësisë së lejuar me 372 raste dhe mospërdorimi i kaskës mbrojtëse apo jelekut fosforeshent me 422 raste.
Gjithashtu, janë evidentuar 111 drejtues mjetesh që përdornin telefonin gjatë drejtimit dhe 126 raste të mospërdorimit të rripit të sigurimit.
Ndër shkelje të tjera të konstatuara përfshihen drejtimi nën ndikimin e alkoolit (38 raste), parakalimet e gabuara (56 raste), mosdhënia e përparësisë këmbësorëve (113 raste), si dhe shkelje të sinjalistikës rrugore në 314 raste. Policia ka ndëshkuar gjithashtu edhe qarkullimin e motorëve në korsitë e biçikletave dhe përdorimin e mjeteve me xhama të zinj të paligjshëm.
Paralelisht me masat administrative, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë proceduar 12 drejtues mjetesh, ku 2 prej tyre janë arrestuar dhe të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë. Po ashtu, tre drejtues janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa raste të tjera lidhen me drejtim pa leje dhe shkelje të tjera penale, përfshirë edhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, policia ka bllokuar 6 mjete, ndërsa disa të tjera janë sekuestruar për prova materiale apo shkelje të ndryshme si parkimi i gabuar dhe detyrimet e papaguara. Gjithashtu, janë tërhequr 7 leje qarkullimi për gjoba të pashlyera.
Shkeljet:
-38 mase për përdorim alkoli, neni 184.
-372 masa për shpejtesi mbi normat e lejuara, neni 140.
-15 masa për mos rregullim shpejtësie, neni 139.
-10 mase për shkeljen e semaforit Neni 144/3
-111 masa për përdorim të aparatit të celularit, neni 171.
-126 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, neni 170.
-6 masa për xhama të zinj të riveshur, neni 72/12.
-4 masa për kontroll teknik, neni 79/10.
-113 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, neni 189
-422 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
-56 masa për parakalim i gabuar, neni 146.
-2 mase pēr mos dhënie përparësi tabelës stop, neni 143.
-4790 masa për qëndrim i gabuar, neni 156.
-23 masa per qarkullimin e motorave ne korsine e bicikletave,neni 144/2.
-314 masa të ndryshme për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, etj.





