Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1,552 teste të realizuara janë identifikuar 69 raste të reja me koronavirus.
Njoftimi i plotë:
03 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.





