Rëndohet bilanci nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore të marten.
Sipas autoriteteve lokale numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 60.
Tërmeti goditi qytetin Bogon, një zonë me rreth 90,000 banorë pranë pjesës veriore të ishullit Cebu, duke shkaktuar shembje të shumta ndërtesash dhe panik në mesin e banorëve.
“Po marrim raportime shtesë për viktima, kështu që situata është shumë e paqëndrueshme”, deklaroi një zyrtar i lartë i shërbimeve të emergjencës.





