Britani, 15 qershor 2014  – Mbi 8000 shkarkesa elektrike brenda dy orëve kanë goditur Evropën mëngjesin e sotëm. Sipas BBC vetëtimat dhe rrufetë kanë bërë që në shumë aeroporte të ketë vonesa në fluturime. 

Pasagjerët kanë qenë të detyruar të presin për më tepër se një orë e 39 minuta për shkak të rrufeve. Mbi 75 fluturime, kanë pasur vonesa prej më shumë një orë dhe 12 të tjera mbi 20 minuta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/