Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.
Shifrat e reja bëhen të ditura, teksa njëra ndër kompanitë që po zhvillon një vaksinë të ardhshme dha më shumë detaje rreth një vendimi për të pezulluar një studim të fazës së tretë.
Në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë 6.3 milionë raste të të infektuarve dhe më shumë se 190,000 vdekje, guvernatori i Nju Jorkut tha se restorantet në qytetin e Nju Jork-ut, mund të fillojnë shërbimin e kufizuar brenda duke filluar nga 30 shtatori.
Në Evropë, qeveria gjermane e shpalli kryeqytetin e Çekisë, Pragën, një “zonë rreziku” dhe paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit atje. Paralajmërimi do të thotë që udhëtarët që kthehen duhet të futen në vetizolim dhe të testohen për koronavirusin.
Republika Çeke raportoi rritjen e saj më të lartë në rastet e koronavirusit në 24 orë më 9 shtator – një total prej 1,164 infeksionesh të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.