Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID, ka realizuar mbi 900 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga kontrollet e ushtruar janë vendosur 5 masa administrative:

  • 4 masa administrative me gjobë në bar kafe/ restorant, market;
  • 1 masë me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.