Më 30 tetor 2019, Këshilli i Ministrave i miratoi një vendim për përcaktimin e kufijve territorialë, hidrografikë, të baseneve ujore në Republikën në Shqipërisë dhe të qendrës në përbërjes së këshillit të secilit prej tyre.
Kështu, territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të menaxhimit të burimeve ujore, ndahet në shtatë basene ujore, si më poshtë vijon:
a) Baseni Ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër;
b) Baseni Ujor Mat, me qendër në Lezhë;
c) Baseni Ujor Ishëm, me qendër në Durrës;
ç) Baseni Ujor Erzen, me qendër në Tiranë;
d) Baseni Ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan;
dh) Baseni Ujor Seman, me qendër në Fier;
e) Baseni Ujor Vjosë, me qendër në Vlorë.
Në çdo basen ujor funksionon Këshilli i Basenit Ujor (KBU). Kryetar i KBU-së do të jetë prefekti i qarkut ku ndodhet qendra e basenit ujor. Funksionet e sekretariatit teknik të KBU-së ushtrohen nga zyra e administrimit të basenit ujor përkatës.
KBU-ja Ishëm përbëhet nga:
a) prefekti i Qarkut Durrës (kryetar);
b) drejtues të nivelit të lartë në bashki, të emëruar nga kryetarët përkatës të bashkive,:
⦁ Durrës një anëtar;
⦁ Tiranë një anëtar;
⦁ Krujë një anëtar;
⦁ Vorë një anëtar;
⦁ Kamzë një anëtar;
c) drejtues të institucioneve lokale, si më poshtë vijon:
⦁ Drejtoria Rajonale e Mjedisit një anëtar;
⦁ Administrata e Zonave të Mbrojtura një anëtar;
⦁ Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor një anëtar;
⦁ Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit një anëtar.
ç) përfaqësues të grupeve të interesit për:
⦁ mbrojtjen e burimeve ujore një anëtar;
⦁ furnizimin me ujë dy anëtarë;
⦁ ujitjen një anëtar;
⦁ hidroenergji dhe industri një anëtar.
KBU-ja Erzen përbëhet nga:
a) prefekti i Qarkut Tiranë (kryetar);
b) drejtues të nivelit të lartë në bashki, emëruar nga kryetarët përkatës të bashkive,:
⦁ Tiranë një anëtar;
⦁ Vorë një anëtar;
⦁ Durrës një anëtar;
⦁ Kavajë një anëtar;
⦁ Shijak një anëtar;
⦁ Rrogozhinë një anëtar.
c) drejtues të institucioneve lokale, si më poshtë vijon:
⦁ Drejtoria Rajonale e Mjedisit një anëtar;
⦁ Administrata e zonave të mbrojtura një anëtar;
⦁ Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor një anëtar;
⦁ Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit një anëtar.
ç) përfaqësues të grupeve të interesit për:
⦁ mbrojtjen e burimeve ujore një anëtar;
⦁ furnizimin me ujë një anëtar;
⦁ hidroenergji dhe industri dy anëtarë.
Th.M.





