Datat e konkursit për të gjitha programet e studimit: 1 shtator – 3 shtator 2014
Në FASTIP (Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën) rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe e të gjithë provimeve të Maturës Shtetërore), llogariten në masën 40 për qind, kurse rezultatet e konkursit të pranimit (gjuha angleze dhe intervista e punësimit) në masën 60 për qind.
DURRËS, 8 gusht 2014 – Në Udhëzimin nr. 20, datë 6 gusht 2014 të Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Linditë Nikolla “Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 -2015”, thuhet se pranimet në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2014-2015, në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën -FASTIP):
a. Menaxhim i Bankave (program në gjuhën angleze)
b. Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (Program në gjuhën angleze) të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të fituara nga konkursi i pranimit.
Datat e konkursit të pranimit në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për të gjitha programet e studimit të përcaktuara: 1 shtator – 3 shtator 2014.
Në programet e studimit të FASTIP-it të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe e të gjithë provimeve të Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 40 për qind, kurse rezultatet e konkursit të pranimit (gjuha angleze dhe intervista e punësimit) në masën 60 për qind.
Kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në programin ku ka konkurruar, sipas përcaktimit për program studimi, nuk fiton të drejtën e studimit.
Për më shumë hollësira di dhe për universitet e tjera kliko në lidhjen poshtë: http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/udhezimeurdhera/Udhezim_konkurset_14_-_15.pdf
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





