Luftëtari aktualisht është në vendin e katërt me 41 pikë, por në sfidën e radhës i duhet minimalisht një pikë, pasi vendi i katërt i rrezikohet nga Vllaznia dhe Tirana, pasi në rast se ndonjëra prej këtyre skuadrave fiton, atëherë ngjitet mbi ta në tabelën e klasifikimit.

Barazimi me Kukësin i shmang këto dy ekipe, që në “Loro Boriçi” parësore kanë mbijetesën. Vllaznisë i duhet vetëm një pikë, çka do të thoshte që Tirana të shpresonte në ndalimin e Laçit ose Flamurtarit.Këta të fundit kanë pak shanse të ndalen, pasi luajnë me Korabin, ndërsa shpresa e vetme mund të mbetet një barazim i Teutës në Laç, barazim që durrsakëve s’u bën punë për Europën, pasi vetëm fitorja u jep atyre një mundësi të mirë për të shkuar në kuotën e 43 pikëve. Këtë duhet ta bëjnë ndaj një Laçi që e ka për jetë a vdekje përballjen me ta dhe vetëm fitorja i shpëton nga rënia.Shumëkush bën llogari me laps dhe me letër, por mos të harrojmë që e shkruara me plumbin e lapsit fshihet…