28 prill 2015 – Humbja e Teutës me Partizanin e shoqëruar me fitoren e Apolonisë me Vllazninë, e ka ngushtuar në vetëm 4 pikë diferencës mes skuadrave e për rrjedhojë është rihapur gara për mbijetesë. Në fakt, 4 pikë kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund të sezonit janë shumë pak nëse merret parasysh kalandari, aq më tepër që në javën e parafundit do të shvillohet përplasja direkte mes dy rivaleve në “Niko Dovana”.Javën e ardhshme si Teuta ashtu edhe Apolonia do ta kenë të vështirë të marrin pikë pasi luajnë në transfertë respektivisht me Skënderbeun dhe Kukësi. Pra, diferenca prej 4 pikësh pritet të mbetet e njëjtë edhe pas javës së 33-të.

Në javën pasardhëse vjen dhe momenti i artë për Apoloninë për t’iu afruar edhe më shumë Teutës, pasi fierakët do të luajnë në “Loni Papuciu” me Elbasanin, ndërsa Djemtë e Detit do të presin në “Niko Dovana” Kukësin pretendente për titull. Nëse para përballjes direkte diferenca do të jetë më pak se tri pikë, në Niko Dovana parashikohet një përplasje e zjarrtë direkte,  që me shumë mundësi do të vendoste përfundimisht cështjen e mbijetesën.

Nëse fiton Teuta, rezultatet e javës së fundit nuk do të kishin rëndësi, por në rast suksesi të formacionit të Artan Mërgjyshit gjithcka do të vendosej në javën e fundit, me Apoloninë pret Lacin ndërsa Teuta luan në transfertë me Tiranën. Një skenar i tillë do ta bentë edhe më të bukur garën në këtë kampionat të jazhtëzakonshëm, që javë pas jave ofron surpriza të papritura dhe shumë emocione.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/