Kujdes! Pamje të rënda!

Këtu vlen shprehja jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër dhe jetëshkurtri nuk bëhet dot jetëgjatë! Një punëtor indian mbijetoi për mrekulli pasi një shufër hekuri i përshkoi kafkën tej për tej.

Mohammad Guddu, 24 vjeç, po punonte në një kantier ndërtimi kur një shufër i ra nga disa kate më lart dhe iu ngul në kokë, duke i hyrë sipër ballit dhe duke i dalë në pjesën e pasme të kokës.

Mjekët arritën që pas një operacioni shumë të ndërlikuar që zgjati 5 orë, t’ia hapnin kafkën dhe t’ia nxirrnin shufrën. “Është një mrekulli që ka shpëtuar, por ka ndihmuar fakti që shufra ka shpuar një pjesë të parëndësishme të trurit apo arteriet që sjellin gjakun në tru”, tha njëri prej doktorëve.

Tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën, por megjithëse pjesa e majtë e trupit i është paralizuar, mjekët mendojnë se në 3 muajt e ardhshëm do të shërohet plotësisht.