3 gusht 2015 – Policia rrugore, prej disa javësh ka bllokuar hyrjen në plazhin e Durrësit të automjeteve që vijnë nga jugu i vendit.

Zgjidhja konsiderohet shumë funksionale nga drejtuesit e automjeteve, të cilëve u duhet të vijojnë udhëtimin drejt Durrësit apo Tiranës nëpërmjet rrugës nga unaza e Shkozetit.

Trafiku në rrugën Plepa – Ura e Dajlanit është lehtësuar ndjeshëm, thonë shoferët, duke theksuar se të gjithë ata që duhet të hyjnë patjetër në këtë rrugë mjaftojnë të kthehen në rrethrrotullimin e Plepave.

Sipas policisë, edhe gjatë fundjavës kur numri i automjeteve thuajse dyfishohet, kalimi i tyre drejt Shkozetit ka dhënë rezultate pozitive.

Menaxhimi i qarkullimit të automjeteve në periudhën e verës vazhdon të jetë një nga problemet e Policisë Rrugore në qarkun e Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/